• Sat. Apr 27th, 2024

Mbi 7 mijë shqiptarë të Kosovës erdhën të shtunën në Shqipëri

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, ndërsa po shtyjnë përtej verës.

Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina vetëm mëngjesin e së shtunës, ku pjesa më e madhe kishin si destinacion bregdetin.

Ulja e temperaturave nuk u bë pengesë as këtë fundjavë për fluksin e pushuesve që ishte thuajse i ngjashëm me atë të javëve të kaluara.

Më të shumtët ishin për pushimin e fundjavës, por kishte edhe prej atyre që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar në bregdet.

Për të shmangur radhët Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar.

Turizmi patriotik ia doli të shpëtojë sezonin turistik mes pandemisë, ndërsa tashmë po e shtyn përtej muajve të verës!

800 mijë shqiptarë nga Kosova përllogaritet se hynë në Shqipëri përgjatë gushtit, ndërsa prej janarit numri i tyre shkon mbi 1 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *