
Për herë të parë një kuksian ka marrë detyrën e ministrit të Jashtëm.
Igli Hasani, me origjinë nga fshati Pistë i zonës së Malziut të Kukësit do të mbajë postin e rëndësishëm në qeverinë e Shqipërisë.
Hasani prej kohësh është pjesë e shërbimit diplomatik shqiptar.
Së fundmi ai ka mbajtur detyrën e ambasadorit të OSBE-së.