• Sun. May 19th, 2024

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë në Itali

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një të dënuari për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali.

‘Kjo prokurori, më datë 13.01.2020 ka regjistruar referimin pasuror nr. 1, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Renda Tiranë, më datë 14.12.2019, në ngarkim të shtetasit Sh.H. Rezultojnë të dhëna nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është i regjistruar me rekorde kriminale në Itali.

Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale ‘posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike’. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal’, njofton prokuroria.

Në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vendosi pranimin e kërkesës dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme si:

-Pasuria nr. 33/13+4-1, Vol.7, Fq. 46, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të Sh. H;

-Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H;

-Automjet ‘Mercedez Benz’, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.; dhe

-Automjet ‘Audi A3’, në pronësi të shtetases F.H.

Më datë  15 prill 2024 organi procedues ka paraqitur para gjyqtarit kërkesë për konfiskim pasurie.

Çështja ndodhet në gjykim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *