• Fri. Apr 26th, 2024

Referendumi i durimit të madh!

Nga Ibsen Elezi
Durove kur u tall në çadër,
Durove 17 Majin, marrëveshjen sekrete të turpit,
Durove kur të hoqën simbolet,
Durove listën humbëse të turpit ‘Basha 2017’,
Durove, u helmove e u copëtove në sa e sa protesta talljesh,
Durove kur i dhuroi bashkitë dhe përfundove në rrugë,
Durove listën e ritalljes ‘Basha 2021’,
Durove talljen e betejës së sapofilluar pas dështimit të 25 prillit,
Durove kur në ditën me diell të 13 qershorit vodhi votat në shtëpinë e tij,
Durove kur riemëroi si deshti e kë deshti në drejtimin e partisë pas Kuvendit 17 korrikut.
Durove kur u tall me Kuvendin tënd të 11 dhjetorit.
18 dhjetori është dita e fundit e durimit të madh!
Është dita të tregosh se durimi ka fund,
Është dita të tregosh se je demokrat dhe nuk pranon fyerjen,
Është dita të tregosh se nuk e pranon talljen.
Mos dëgjo çfarë thonë, në 18 dhjetor ti nuk shkon për hallin e dikujt, ti shkon për të zgjidhur hallin e madh të shtëpisë tënde.
Nëse ke duruar kaq shumë, me pjesëmarrjen tënde ktheje 18 dhjetorin në dite feste.
Është dita e fundit e një ëndrre të keqe, ktheje në ditën e parë të një rruge të re me plot sfida të vështira, të një të nesërme me shpresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *