
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në rrugët e Kukësit.
Sipas të dhëna zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në qarkun e Kukësit ka pasur reshje të shumta shiu dhe në zonën e Alpeve, ka reshje dëbore.
‘ARRSH njoftoi se gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.
Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht’, thuhet në njoftimin zyrtar të ARRSH-së.