• Sat. Apr 27th, 2024

Shpenzime të larta, tregu i sendeve të përdorura më shumë shitje se tregu industrial

Shpenzimet janë të larta, ndaj edhe çanta e shkollës dhe mjetet që duhen për një vit të ri shkollor së shkollës nuk janë për të gjithë të reja.

Në Kukës, tregu i rrobave të përdorura ka pasur shitje më shumë se muajt e tjerë të vitit, pasi familjarët e zgjedhin si alternativë për çmimet dukshëm më të ulëta.

Në tregun industrial, shitësit ankohen për shitje të ulëta, ndërkohë që te tregu i sendeve të përdorura ka rritje të xhiros ditore.

Ka nga ata tregtarë që nuk kanë shitur për ditë të tëra. Ata thonë se çmimet e artikujve janë të larta e për pasoj qytetarët si zgjidhje kanë bërë tregun e përdorur.

Në uljen e fuqisë blerëse ka ndikuar edhe një faktor tjetër, ai i emigrimit.

Për shkak të emigrimit, në shkollat e Kukësit këtë vit ka edhe më pak të regjistruar. Ndërkohë shumica e familjeve kuksiane si të ardhura bazë kanë ndihmën ekonomike dhe të ardhurat nga emigrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *