Si i largojnë të rinjtë nga Shqipëria-Nga Altin Gjeta

Nje i ri ose e re mbaron studimet me rezultate shume te mira, por nuk gjen dot pune as ne kompani private as ne shtet sepse nuk ka eksperience pune.

Ndersa Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto krijojne nje kompani nga hici sot, aplikojne per koncensionin e trajtimit te mbetjeve neser, i gjithe shteti vihet ne dispozicion dhe kryen brenda dites qindra procedura derisa e shpall fitues kompanine pa asnjelloj ekspertize dhe eksperience ne kete fushe, dhe me nje kapital qesharak.

Pra brenda 3-4 diteve, njerez te lidhur me pushtetin behen milionere, ndersa te rinjve shqiptare qe kane punuar fort per te marre rezultate dhe per tu diplomuar, i’u perplaset dera ne fytyre per mungese eksperience.

Ketu fillon tatepjeta.

Ndersa kerkojne pune ne deshperim, shikojne sesi bashkemoshatar te tyre pasurohen nga hici, bejne karriere profesionale sepse kane lidhje te ngushta ne politike.

Per me teper, edhe pse kane blere diploma, nuk kane shkuar asnje dite ne shkolle, nuk marrin vesh nga punet publike dhe nuk perfaqesojne asgje, bejne karriere brenda partive politike sepse jane yes-men te shefit te rradhes.

Te gjendur ne nje situate te tille, pa pune, te lene menjane, pa te ardhme, ne deshperim, te rinjte shqiptare marrin autobuzin ose avionin e pare per ne vendet e BE-se ku bejne cfare te munden per te ndertuar nje jete me dinjitet.

Une i ftoj te rinjte te rrezistojne sa te munden me te gjithe format, pasi perndryshe e ardhmja e kombit shqiptar vendoset seriozisht ne pikepyetje.

Eshte koha e patrioteve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tropojani humb jetën nga koronavirusi

Wed Oct 21 , 2020
Një tjetër viktimë e koronavirusit është shënuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një qytetar nga Tropoja ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një 73 vjeçar i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 2 tek […]