• Fri. Apr 26th, 2024

Si po i shfrytëzon qeveria kërkesat e protestuesve për interesin e vet dhe te oligarkëve të saj

Mar 18, 2022

Nga Sokol Kolgjini
Si po i shfrytëzon qëveria kërkesat e protestuesve për interesin e vet dhe te oligarkëve të saj.
Në shumicën e rasteve, probabiliteti që qeveria ti mundè protestuesit asht i madh, kjo për dy arsye:
– së pari sepse qeveria punon me kohè të plotë për kët gja, ndërsa protestuesit me kohè të pjesëshme,
– së dyti, sepse qeveria ka në dorë gjithçka ndërsa protestuesit kanè vetëm TË DREJTËN.
Në këtè kandvështrim, pra kur protestuesit kan në dorë vetëm “të drejtën”, ata duhet të dine ta përdorin mirè këtè e ta vendosin qeverinë me shpatulla për muri, andej nga ajo nuk mundet me bishtnue, e kështu detyrohet me i hapë rrugë të drejtës së protestuesve.
Çfar po ndodh me protestën aktuale?!
Protestuesit po artikulojnë kërkesa që janë detyra rutinë të çdo qeverie, konkretisht, kërkesa për minimumin jetik, kërkesa për çmimet e artikujve të shportës…, etj, janè detyrime të qeverise, e jo kërkesa protestash që ndodhin si rezultat i ndonjë krize, siç asht aktualisht.
Si po reagon qeveria?!
Qeveria po i keqpërdorë këto kërkesa, duke krijue idenë se po i realizon ato. Ajo tashma po “premton” se do vendosè nën kontroll çmimet e shportës, ashtu siç vendosi ato të karburanteve, kështu krijohet ideja se qeveria po merr masa për realizimin e kërkesave të protestuesve. Realizimi i tyne e humbet arsyen e vazhdimit të protestës, dhe kètu gjithçka mbaron.
Çfar ndodh nëse kjo vazhdon kështu?!
Praktikisht ne shkojmë drejt një shtetëzimi të ekonomisë së tregut.
Nën pretendimin se jemi në një sistem demoktatik me bazë kapitali, këtë ekonomi shteti do e delegojë.
Delegimi do jenë tek të besuemit e saj, pra oligarkët e sotëm.
Ata që nuk i binden këtij rregulli, do konfiskohen, sipas rregullit të ri.
Kjo do ta centralizojë ekonominè, monopolet dhe oligopolet.
Përfundimish do kemi një sistem hybrid, komunisto-monopolist, nën kamuflim kapitalist.
Pse nuk duhet kështu?!
Ajo që po ndodh me karburantet asht tregues se kjo nuk funksionon siç kërkohet nga protestuesit. Përcaktimi i çmimit nga një “grup menaxhimi”, në fakt veçse ka ligjërue çmimin e naltè të karburantit, i cili edhe aktualisht asht shum ma i naltè se ai i rajonit. Ndryshe kjo asht mbrojtje me ligj e oligarkisë ekzistuese.
Hapi i dytë duket se do ndodhè me produktet e shportës. Përcaktimi i çmimit për produktet e shportës do humbè interesin e tregtarëve të vegjel për kët treg. Pas kësaj, oligarkè të tjerè do e marrin situatën në dorè dhe do na ofrojnë çmime po ashtu ma të shtrenjta se rajoni. Gjithashtu edhe kèta do mbrohen e ligjèrohen po njësoj nga “grupi i mamaxhimit”.
Kështu, gradualisht do arrijmë në: Centralizimin e ekonomisè; Kontrollin e çmimeve; Monopolizimin e tregètisë; etj si kèto, të cilat i ka pas ba sistemi komunist deri në detaj, biles ma “mirè” sesa pretendojnè kèta, e ku rezultati do ishte tolloni i mishit e i djathit. E kemi provue kèt.
Në kèt mënyrë qeveria po e përdor protestën për interesat e veta, edhe protestuesit duket se naivisht po e ndihmojnë për kèt gja.
Çfar duhet?
Protesta ndodhi për shkak të krizës që shkaktoi rritja e çmimit të karburanteve dhe ky asht boshti nga i cili nuk duhet devijue. Ajo që duhet kërkue asht:
– Heqja e barrës fiskale për kèt produkt.
– Liberalizimi i tregut.
Nëse protestuesit do kërkojnè kèto, ata po kërkojnè që shteti t’u rikthejë drejtëpërdrejt këto taksa në xhepin e tyne dhe që qeveria të jetë rregullator por jo diktues. Ma shumè se kurdo tjetër, në një kohë krize kjo asht e drejtë e qytetarit.
Në kohè krize qeveria asht rregullator sepse heq nga vetja. Ajo ndërhyn në shkallën tatimore, nivelin e taksave, minimizon shpenzimet e saj, anullon projekte të dorës së dytè, koncesione, PPP e të tjera të ngjashme. Kontrollon tregun për abuzime dhe kur duket se ka ose mund të ketë nevojè, ndërhyn me liberalizim të alternativave.
Nëse qeveria ofron:
– kontroll të çmimit, në vend të heqjes së barrës fiskale, apo
– monopolizim të tregut, në vend të liberalizimit të tij,
ajo po kërkon shfrytëzimin e protestës për interesat e saj. Kjo duhet me qenë e pa pranueshme, jo veç për protestuesit por nga cilido qytetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *