• Tue. Apr 30th, 2024

Televizioni shtetëror suedez reportazh për Kukësin: Të gjithë duan të ikin

Përgatiti Arben Vata

Ndiqni raportin e gazetares Karin Fallenius, në edicionin qendror të lajmeve të datës 18 gusht 2023.

Në Shqipëri zgjedhin çdo vit rreth 40 mijë shqiptarë të lënë vendin e tyre. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për të rinj dhe ky fenomen përshkruhet si një krizë e madhe që mund të vijë të thellohet edhe më shumë.

Fatmir Kastrati: ”Është pak e dhimbshme që kaq shumë po ikin dhe kaq pak po kthehen. Kam shumë kushërinj dhe shokë që kanë lënë vendin.”

Fatmir Kastrati është një nga shumë ata mijëra të rinj që kanë lënë vendin.

Fatmir Kastrati: ”Thjeshtë doja te shkoja diku dhe të gjeja një punë të mirë, nuk shikoja të ardhme këtu.”

Shqipëria ka parë disa valë emigrimi që kur ra diktatura. Fshatra dhe qytete janë lënë gjysmë bosh. Është ekonomia e vendit, varfëria dhe ëndrra për një jetë më të mirë që i largon shumicën nga ky vend, sidomos nga Shqipëria e veriut. Shumica e njerëzve që shikojmë nëpër rrugë këtu në Kukës janë ose shumë të rinjë ose në moshë pensioni dhe të gjithë njohin dikë ose kanë familjarë që kanë lënë Shqipërinë.

Popullsia po bie ndjeshëm dhe sipas studimeve janë rreth gjysma e popullsisë që mendojnë të lënë vendin dhe kjo krijon shqetësim. Gjithë ekonomia e vendin preket kur njerëzit nuk qëndrojnë dhe punojnë.

Migen Qiraxhi-themelues i shoqatës vullnetare ‘Civic resistance’: ”Kjo është patjetër një katastrofë sepse ne na mungon fuqia punëtore, na mungojnë të rinjtë për të marrë pjesë në zhvillimin e vendit tonë.”

Ai do që të rinjtë të angazhohen në shoqëri, por kjo është e vështirë.

Migen Qeraxhi: ”Të rinj nuk po angazhohen në proceset demokratike në shoqëri, pra në protesta, në ankime. Nëse njerëzit nuk janë pjesë e demokracisë ajo do të vdesë.”

Para pak kohe u votua një rregull i ri i cili do ti detyrojë mjekët e sapodiplomuar të qëndrojne dhe të punojnë 5 vjet në shtetin e tyre.

Migen Qeraxhi: ”Qeveria nuk po reagon siç duhet. Ata janë aty vetëm kur kemi një emergjencë siç ishte me studentet e mjekësisë, por ata nuk po mendojnë një zgjidhje me perspektivë për problemin.”

Pas 6 vitesh në Britaninë e Madhe zgjodhi Fatmiri të kthehet. Ai thotë se nuk donte të përfundonte në të njëjtën situatë si shqiptarët e tjerë që takoi në Angli që jetojnë pa dokumente deri në 10 vjet, vetëm për tu detyruar të kthehen përsëri në vendin e tyre.

Fatmir Kastrati: ”Shpresoj që një ditë njerëzit te kthehen. Për mua e shikoj një të ardhme këtu. Por për të tjerët nuk e di.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *