• Fri. Apr 26th, 2024

Vazhdon vaksinimi në Kukës, pensionisti:  Nuk kam frikë i kam bërë vitet

Pas vaksinimit të bluzave të bardha këtë të mërkurë në Kukës ka nisur dhe procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi 90 vjeç.

Drejtori i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesore Kukes, Hasan Halili, pasi pa nga afer procesin e vaksinimit, bëri të ditur se vaksinimin do ta bëjnë 109 persona te kesaj grupmoshe, të cilët janë të regjistruar në regjistrin elektronik të mjekëve të familjes, ku nga këto 51 janë vetëm nga qyteti i Kukësit.

‘Situata është nënë kontroll dhe tashmë me dozat e vaksinës por vijojmë paralelisht me vaksinimin e bluzave të bardha nëpër qendrat shëndetësore në fshatra dhe me të moshuarit mbi 90 vjeç. Më pas pas kësaj kategorie do të vijojmë me të moshuarit e moshës 85 deri në 90 vjeç e kështu me radhë’, është shprehur ai.

Ndërkohë të moshuarit shprehen se nuk kanë pasur asnjë shqetësim gjatë bërjes së vaksinës.

‘Jo nuk kam frikë Allahu e di atë punë, i kam bërë vitet. Dhe ju i bëfshi ishalla, unë kam punuar rrugës nga Kukësi në Peshkopi. Dhe ju bëfshi 100 vjeç bashkë me veten dhe me familjarët. Bashkëmoshatarët e mi të shkojnë te doktori dhe të bëjnë vaksinën’, ka thënë një i moshuar.

Sipas burimeve mësohet se deri më tani në Kukës janë vaksinuar 323 personel mjekësor, gjithashtu pritet që të vaksinohen edhe dentistët , farmacistët, mesuesit dhe gazetaret lokal të terrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *