• Sat. Apr 27th, 2024

Balluku në aeroportin e Kukësit, avioni nuk ulet, por bën një xhiro nga sipër

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se kjo është një procedurë standarde.

‘Janë procedura standarde që duhen kryer për të pasur gjithë eksperiencën në mënyrë që të mitigojmë të gjitha ngjarjet më vonë. Patëm një test të suksesshëm me avionin e provës. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit’, tha Balluku.

Po ashtu mësohet se po punohet paralelisht për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.

‘Terminali është 80% i përfunduar. Punimet po ecin me ritme të shpejta’, tha përfaqësuesi i kompanisë që po merret me ndërtimin e këtij aeroporti.

Në pistë ka mbërritur një avion i vogël i cili thjeshtë sapo ka fluturuar mbi të, duke mos u ulur. Sipas Ballukut punimet vijojnë në pistë dhe prandaj nuk mund të ulet avioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *