• Sat. Apr 27th, 2024

VIDEO/ Dëbora i zë bjeshkatarët në stanet e Gjallicës

Shumë banorë të Kukësit janë gjendur në stanet e bjeshkëve teksa kanë filluar reshjet e para të dëborës. Çobani Ekrem Onuzi po kulloste mbi 200 bagëti në bjeshkët e Sasatit, teksa dëbora kishte nisur të zbardhte malin e Gjallicës.

Reshjet e dëborës të rëna në disa zona malore gjatë paradites së kësaj të shtune kanë zënë shumë banorë të Kukësit në stanet e bjeshkëve. Një rast i tillë ka ndodhur në stanet e malit të Gjallicës, ku çobani Ekrem Onuzi në bjeshkët e Sasatit po kulloste mbi 200 bagëti, teksa filluan reshjet e dëborës.

Çobani thotë se kullotat e pasura janë arsyeja e qëndrimit në bjeshkët e larta pavarësisht vështirësive dhe kushteve meteorologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *