• Sun. Apr 28th, 2024

VIDEO/ Po kalonte 32 kg kanabis drejt Kosovës, arrestohet i riu në doganë

Një 38-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Qafë Prush, pasi ka qenë duke transportuar 32.7 kg kanabis drejt Kosovës. Në pranga kanë rënë edhe dy organizatorët e trafikut të kanabisit, të cilët janë arrestuar në Kosovë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në pako dhe ishte fshehur në tapicerinë e makinës poshtë sediljes së shoferit. Ajo është zbuluar nga kontrollet policore dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin tip ‘Peguot’. 38-vjeçari Jetmir Krasniqi do e transportonte drogën nga Shqipëria në Kosovë kundrejt parave.

‘Gjatë operacionit, në dalje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Jetmir Krasniqi, 38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi nga kontrolli në automjetin tip ‘Peugeot’ që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit Jetmir Krasniqi, automjetin së bashku me lëndën narkotike, ia kishin dhënë në Morinë, shtetasit G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut. Shtetasi Jetmir Krasniqi, kundrejt pagesës, do ta kalonte lëndën narkotike, në Kosovë, nëpërmjet PKK Qafë Prush’, njofton policia.

Dy organizatorët G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut, i kishin vënë 38-vjeçarit në dispozicion makinën dhe më pas do e paguanin transportin e kanabisit. Ata janë arrestuar në Kosovë. Ndërkohë, policia thotë se në trafikun e drogës janë të përfshirë edhe një serb dhe dy maqedonas dhe po punohet për arrestimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISE SE KUKESIT:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Korridori’, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Kosovës, lëndë narkotike cannabis sativa.

Operacioni, rezultat i analizës së riskut, të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush, bazuar në inteligjencën policore të siguruar në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Operacioni ka vijuar më pas, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë e Kukësit.

Sekuestrohen rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe automjeti tip ‘Peugeot’ me të cilin transportohej lënda.

Vihet në pranga 38-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kapen menjëherë, në Kosovë, 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i hetimeve, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë, në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Korridori’.

Gjatë operacionit, në dalje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi J. K.,  38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi nga kontrolli në automjetin tip ‘Peugeot’ që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Sasia e lëndës narkotike, e ndarë në disa pako, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 38-vjeçarit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit J. K., automjetin së bashku me lëndën narkotike, ia kishin dhënë në Morinë, shtetasit G. M., nga Kosova, dhe A. A., nga Maqedonia e Veriut. Shtetasi J. K., kundrejt pagesës, do ta kalonte lëndën narkotike, në Kosovë, nëpërmjet PKK Qafë Prush.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe koordinimit me Policinë e Kosovës, u bë e mundur kapja në Kosovë, e shtetasve G. M. dhe A. A.

Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se në këtë rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, janë të përfshirë dhe 1 shtetas maqedonas dhe 2 shtetas serbë. Në bashkëpunim me policitë homologe, vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *