• Fri. Apr 26th, 2024

VIDEO/ Reshje dëbore në Kukës, ja rrugët ku lëvizet me vështirësi

Dec 11, 2021

Territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e mjeteve.
Aksi rrugor Kukës -Arrën i bllokuar.
Aksi rrugor Bicaj- Bushtricë-Peshkopi, i kalueshëm me pajisje dimërore.
Aksi rrugor Kukës -Shëmri i kalueshëm me pajisje dimërore
Aksi rrugor Kukës- Qaf Tobli, Krumë, i kalueshëm me pajisje dimërore.
Aksi rrugor Bajram-Curri -Valbonë i kalueshëm me pajisje dimërore.
Aksi rrugor Bajram-Curri -Lekbibaj i kalueshëm me pajisje dimërore.
Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *