• Sun. Apr 28th, 2024

Zhduket i riu nga Borja, shkoi të mblidhte boronica dhe nuk u kthye

Një 23-vjeçar i identifikuar si Meledin Adili po kërkohet nga policia e Kukësit, pasi nuk është kthyer në banesë nga dita e djeshme, që u largua në bjeshkë për të mbledhur boronica.

Familjarët e të riut banues në fshatin Borje, kanë bërë kallëzim në Polici për humbjen e tij dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *