• Sun. Apr 28th, 2024

13 milionë hyrje-dalje në doganën e Morinit

Pika e kalimit kufitar tokësor me Kosovën, ajo e Morinit, ka regjistruar gjatë vitit të kaluar një nga flukset më të larta të lëvizjes mes dy vendeve.

Këtë fakt e ka konfirmuar drejtori i drejtorisë rajonale të policisë kufitare për pjesën perëndimore të Kosovës, sipas të cilit, ky fluks lëvizjesh ka shënuar edhe një numër të lartë të qytetarëve të huaj që kanë qarkulluar mes dy vendeve.

‘Ky vit që lamë pas ka qenë viti më i ngarkuar me kalimin dhe lëvizjen e lirë. Ne kemi të regjistruar 12 milionë e 750 mijë që kanë hyrë dhe dalë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Mos të flasim për të tjerë që nuk janë regjistruar për shkak të lëvizjes, sepse me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në tre muajt e verës dhe festat e ndryshme, ata nuk ndalohen’, tha drejtori i DRKP së Kosovës, Nexhmi Krasniqi.

Gjithashtu, ky fluks ka shtuar se tepërmi edhe bashkëpunimin me policisë së Kosovës, jo vetëm me atë shqiptare por edhe malazeze, duke goditur disa aktivitete të paligjshme në fushën e trafikut të narkotikëve dhe emigrantëve, por duke parandaluar edhe aktivitete të grupeve ekstremiste serbe.

Pozitive në bashkëpunimin mes policive kufitare të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi është edhe fakti që lidhjet dhe shkëmbimi i informacionit bëhet i drejtpërdrejtë me drejtoritë e rretheve që janë në kufi pa qenë nevoja të ndjekin procedura burokratike nëpërmjet drejtorive qendrore të policive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *