• Sun. Apr 28th, 2024

VIDEO/ Tre fshatra të harruar, rruga e Shtanë, Shikaj dhe Dukagjin si para një shekulli

 

Prej më shumë se 30 vjet rreth 100 familje të tre fshatrave Shtanë, Shikaj e Dukagjin në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit përballen me vështirësitë e infrastrukturës rrugore.

Për të mbërritur nga rruga nacionale Kukës – Shemri në tre fshatrat, për 10 kilometra për banorët dhe drejtuesit e mjeteve është një sfidë e përditshme për shkak të gjendjes së rënduar

“Asnjë herë nuk ka vënë kush dorë në të. Edhe fuoristradat copëtohen. Marrim fugona të shekullit para erës sonë”,- është shprehur një shofer.

Sidomos kur të ketë ngrica ça të them unë. Për ngrica aty ngelim”,-tha një tjetër drejtues fugoni.

Banorët thonë se në kohë fushatash gjithmonë është premtuar se rruga do të shtrohej, por deri më sot kjo nuk ka ndodhur.

Ata thonë se me problematike gjendja e rrugës bëhet në ditët me reshje shiu e deborë ku edhe rreziku për aksidente është më i lartë.

“Këta justifikohen duke na sjellë 5, 6 kamionë me çakull. Ju e shihni edhe vetë që nuk mund të mbulohet një gropë me një makinë çakull vetëm për ta tërhequr zvarrë. Sot është kohë e mirë, por po të jetë koha me acar edhe me akull, rruga është e pakalueshme”,- tha një banor i zonës.

Por sipas tyre shqetësim më i madh mbetet transporti i nxënësve në përditë në këtë rrugë, apo rastet e emergjencave shëndetësore, ku vonesa për shkak të infrastrukturës së keqe mund të jetë fatale.

“Të rejat të gjitha po ikin nga këtu vetëm prej rrugës, nxënësit e shkollës duhet t’i çosh nëpër qytete se s’ke ça bën këtu prej rrugës. Rruga për faqe të zezë, dimrit s’kalohet hiç”,- deklaroi një zonjë.

Projekti për rehabilitimin dhe shtrimin me asfalt të rrugës është bërë gati nga Bashkia e Kukësit rreth 6 vite më parë dhe është dorëzuar  për financim pranë qeverisë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *