
Policia Rrugore e Kukësit ka patrulluar akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet me patrulla të lëvizshme, duke përdorur dronin për kontrollin e rrugës, me fokus shpejtësinë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, si dhe shkelje të tjera që janë burim aksidenti.
Në funksion të kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 shtetas, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, konkretisht:
-E. GJ., 43 vjeç, banues në Lusen, Kukës.
– Gj. T., 28 vjeç, banues në Fan.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 4 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 211 masa administrative, nga këto:
- 197 për parakalim të gabuar;
- 10 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 4 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Këto kontrolle do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Kukës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Kukësit apelon për gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.