• Fri. Apr 26th, 2024

4 me 0/ Kukësi shkërmoqet përballë Tiranës

Jan 30, 2022

Super Tiranë ndaj Kukësit. Bardheblutë e Orges Shehit fituan 4-0 në “Air Albania” përballë ekipit verilindor, duke siguruar tre pikë fantastike falë një futbolli shumë të bukur në supersfidën e javës së 18-të në Abissnet Superiore.

Dy golat spektakolarë të Redon Xhixhës (7 gola sezonalë në kampionat për 23-vjeçarin laçian) dhe dy golat e Taulant Seferit, i cili i bashkohet Guindos në krye të renditjes së golashënuesve me nga 9 realizime, i dhuruan 25 herë kampionëve të Shqipërisë triumfin përballë Kukësit, që mungonte në kampionat prej 4 nëntorit të vitit 2020.

Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi, duke se ka marrë arratinë, duke i dhënë një goditje të rëndë verilindorëve të Longos.

Diferenca tashmë ka shkuar në plot 9 pikë. Po 9 pikë është dhe diferenca me Laçin që ka një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *