• Fri. Apr 26th, 2024

‘Nuk kishin ardhur për të fituar’/ Shpërthen Gjici: S’është lojë e Kukësit kjo

Jan 30, 2022

Humbja 4-0 ndaj Tiranës, ka trishtuar tej mase presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjici. Në një prononcim për mediat, menjëherë pas disfatës që skuadra verilindore pësoi, Gjici ndër të tjera u shpreh se futbollistët e Kukësit nuk kishin ardhur për të fituar dhe luajtën shumë dobët.

Ai gjithashtu nuk la pa përmendur edhe mungesat dhe zgjedhjet e kushtëzuara, gjithsesi për Gjicin humbja 4-0 është një rezultat i pakapërdishëm.

“Kishim mungesa në fakt, u detyruam të luanim me mbrojtës sulmues, por ishim shumë dobët. Nuk kishin ardhur për të fituar me çfarë e pashë unë. U çakordua komplet sistemi i lojës.

Do jetë një rastësi, nuk është lojë e Kukësit kjo. Kukësi gjithë këto gola si ka ngrënë asnjëherë në kampionat. Duhet që trajneri të korrigjojë gabimet.

Ka qenë i kushtëzuar, kemi pasur sulmuesët e dëmtuar. Kanë munguar shumë lojtarë. Por kjo nuk justifikon rezultatet 4-0. Kukësi nuk duhet të pësonte 4 gola asnjëherë.

Sot kanë mbaruar 2 faza, është dhe gjysma e kampionatit në lojë. Tirana do të ketë problemet e veta, siç na dolën ne. Kartona, dëmtime, plus edhe Shkurtaj do kohën e vetë. Me blerjet e reja besoj, çfarë ka kërkuar trajneri i ka marrë. Është klub i kompletuar, do kohën e vetë dhe mos luaj me sulmues mbrojtës siç luajtëm sot.

Tirana duhet të na mundë shumë herë 4-0. Ne më shumë e kemi mundur Tiranën. Por futbolli kështu është. Sot nuk ishte loja e Kukësit. Ishte një formacion i bërë me mbrojtësa. Në sulm kishim një mbrojtës. Nuk ishte skema dhe formacioni  i lojës së Kukësit. Me prurjet e reja besoj se Kukësi do jetë aty ku duhet të jetë”, u shpreh Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *