• Fri. Apr 26th, 2024

Trajneri i Kukësit pranon dështimin me Tiranën dhe shikon nga kalendari

Jan 31, 2022

Ndryshe nga faza e parë, ku thyen Tiranën, me lojë dhe rezultat, akti i dytë i kësaj përballje foli totalisht për bardheblutë.

Praktikisht, Kukësi e humbi sfidën që në start, pasi ishte e qartë që Tirana ishte më e mirë vendosur në fushë dhe më konkrete.

Trajneri Diego Longo, në intervistën e tij për Sport News, përpara këtij takimi, vlerësoi dyshen Seferi-Xhixha, pikërisht këto dy lojtarë i shkaktuan dhe humbjen me ‘poker’ golash.

Longo e pranoi se ishte e vështirë të ndalje këto dy sulmues, por ndeshja për ta nisi keq që në momentin kur mësuan se nuk do të kishin në dispozicion për këtë përballje Jorgo Pëllumin, i cili nuk arriti të federohej në kohë.

Tekniku italian shpreson që të ketë sa më shpejt në dispozicion jo vetëm Pëllumbin por dhe sulmuesit, mbi të gjitha shpreson që Vasil Shkurtaj të rikthehet sa më shpejt në kushtet optimale.

Lajmi i mirë, nëse mund të quhet i tillë është se në dy sfidat e radhës përballen me dy ekipet e fundit të klasifikimit, Egnatian dhe më pas Kastriotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *