
Debate të forta janë zhvilluar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kukësit.
Përfundimi i punimeve në dy pallatet me nga 35 apartamente ka sjellë dhe kërkesa të shumta.
Pikërisht plotësimi i këtyre kërkesave ka qenë dhe objekti i debatit të fortë të mbajtur në Këshillin Bashkiak.
Anëtarët e këshillit kanë akuzuar për përjashtime të padrejta, ndërsa kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici është shprehur se këto janë kushtet e vendosura nga Enti Kombëtar i Banesave që është pronar i objekteve.
Në Kukës janë nderuar dy objekte:
Objekt banimi 1 dhe shërbimi 8-katësh, 35 apartamente, 1 kat shërbim.
Objekt banimi 2 dhe shërbimi 8-katësh, 35 apartamente, 1 kat shërbim.