• Wed. May 1st, 2024

Kukësi zbardhet nga dëbora në pranverë, trashësia deri në 10 cm, akset problematike

Zona veri-lindore e vendit është përfshirë nga moti i keq shoqëruar me reshje shiu e bore.

Në lartësitë mbi 700 metër ka pasur reshje dëbore deri në një trashësi prej 10 cm. Reshjet e borës që kanë përfshirë njësitë administrative: Arrën, Kalisë, Gryk Çajë, Bushtricë, Topojan, Zapod nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve dhe banorëve.

Temperaturat në këto zona kanë zbritur deri -1 gradë. Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës mendohet të ketë shkaktuar probleme në frutikulturë, shumë pemë frutore në këtë periudhë janë në fazën e lulëzimit.

Ndërsa në lartësitë nën 700 metër reshjet e shiut kanë sjell probleme në akset nacionale rrugore.

Problematikat janë shënuar në rënjen e gurëve e dherave, më problematike janë paraqitur akset nacionale Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Qaf Mali, Has-Kam-Tropojë e Bajram Curri- Fierzë, pasi në këto akse ka prezencë të gurëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *