Prej shumë ditësh po mbizotërojnë temperaturat e larta dhe moti relativisht i thatë ka ndikuar në shterimin e burimeve ujore.
Kjo gjë që ka shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit në liqenin e Fierzës, i të cilit po shënon rënie çdo ditë.
Aktualisht niveli i liqenit ka zbritur në kuotën 279 m mbi nivelin e detit dhe ne prurjet e tanishme që kanë reduktuar 60 metër kub ujë në sekondë, niveli bie çdo ditë me rreth 35 cm.
Bregu i boshatisur nga uji është shfrytëzuar më së miri nga banorët për të grumbulluar mbetje drusore që kanë sjellë prurjet dhe hapësirat e krijuara për kullotje të bagëtive.
Rrebeshet e shiut të rënë para disa ditëve nuk dhanë asnjë efekt në dy lumenjtë kryesorë, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, furnizuesit më të mëdhenj të Liqenit të Fierzës.
Situata e pazakontë hidrike ka detyruar KESH të alternojë punën në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Në Fierzë punohet me dy turbina të alternuara.
Thatësira që ka pllakosur Kukësin ka ndikuar ndjeshëm në pakësimin e furnizimit të banorëve me ujë të pijshëm.