Shkruan Sulejman Dida
Zoti e bekoftë Kosovën për zgjedhjen që bani!
Nuk mund të mos jemi entuziastë për kët arritje madhore civilizuese.
Fitorja e VV na kujton kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912 të udhëhequn nga Hasan Prishtina, përcaktuese për pavarësinë e Shqipnisë, kryengritje ku Kosova mbajti peshën kryesore, madje e vetme, ndersa vetë ajo u sakrifikue.
E, sot kur të dyja pjesët i ka mbërthye për vdekje plutokracia si pushtet tue i rrezikue në shpërbamje të matejshme, ndodhi fitorja e Albinit, e Vjosws dhe idealistëve të tjerë që u banë bashkë.
E kjo fitore asht po aq e randsishme sa në vitin 1912 sepse u jep kurrajë shqiptarëve që ta marrin fatin në dorë përmes votës.
U jep zemër të mos i dorëzohen mafies dhe krimit, shantazhit dhe kërcenimeve. Bashkimi i idealistëve, i njerezve të thjeshtë që e duen vendin dhe familjen ban energjinë e pandalshme rigjeneruese të kombit.
Zoti e bekoftë Kosovën.