• Tue. Apr 30th, 2024

Kapen 3 persona në Morin, policia sekuestron 1 armë zjarri

Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinit shoferin e një mjeti dhe dy pasagjerët, pasi gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 17 fishekë luftarak.

Burimet nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip ‘Girsan’ dhe 17 fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve

F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’, kryer në bashkëpunim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *