Dy persona janë proceduar penalisht, por në gjendje të lirë, pasi kishin hapur një klinikë dentare në Kukës, të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Sipas Policisë së këtij qyteti, 49-vjeçari me inicialet H.U., shtetas turk me banim në Kosovë, dhe 38-vjeçarja me inicialet M. U., nga Kukësi, e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie ‘fast food’, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare, tha Policia e Kukësit.
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore, procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Punësimi i paligjshëm’, shtetasit:
M. U., 38 vjeçe, banuese në Kukës.
H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.
Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.