Një kuksian ka humbur jetën gjatë ditës së sotme si pasojë e koronavirusit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një 63-vjeçar i cili kishte disa ditë i shtruar në spital.
Me humbjen e sotme te jetes nga 63-vjecari, ne qarkun e Kukesit ka shkuar ne 5 viktima numri i qytetareve qe kane humbur jeten nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve janë 6 viktima nga Covid-19.
‘Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë.