• Fri. Apr 26th, 2024

Acari mbërthen Kukësin, bora ‘pushton’ qytetin verilindor

Edhe pse jemi zyrtarisht në sezonin e pranverës, dimri  në Kukës duket se ende nuk ka përfunduar. Në qytetin verilindor kanë nisur reshjet e dendura të dëborës ndërkohë  që në zonat e larta  malore të Kukësit reshjet e bores kanë filluar që në orët e para të ditës sotme.

Intensiteti i tyre në zonat e larta malore ka qenë i lartë dhe për fare pak kohë kanë arritur ta zbardhin plotësisht vendin.

Tashësia e borës në mbi 800 m ka arritur në 10 cm, ndërsa në qytet dhe fshatrat e ulëta ende nuk ka zënë shtresë për shkak se shoqërimit të dëborës me shi.

Bora është prezente  edhe te tuneli i Kalimashit ku reshjet janë më të dendura duke zbardhur edhe rrugën e Kombit. Borëpastrueset janë në rrugë për të mbajtur në gatishmëri situatën për pastrimin dhe kriposjen.

Deri në këto momente nuk ka probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve në rrugë, megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes  për shkak të lagështirës dhe dëborës. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashikohet stabilizim i situatës meteorologjike, ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Në fundjavën e ardhshme pritet një rritje e temperaturave rreth vlerës mesatare të stinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *