
Nga Lad Rata
Është koha t’i lini pallavrat e filozofitë e të shporreni!
Ajo që ndodhi në Kukës ishte shuplaka e radhës, edhe me e fortë se herët tjera, nga ato që ta skuqin faqen e ta ulin krenarinë për shumë gjatë. Një shuplakë e fortë dhe e kthjellët ndaj gjithë atyre që e kanë katandisë “Partinë e Dhjetorit ’90” në copa e thërrime me të cilat ushqehen njerëz të vegjël, por të pangopur.
Një flakërimë ndaj çifligëve të saj. Një “pesëshe” ndaj kaposhëve, rrodheve e qelepirxhive. Një shpullë ndaj pazarxhinjve të cilët e kanë kthyer këtë parti në një “kioskë” ndërlidhëse mes tarafit të tyre dhe oligarkëve të pushtetit për përfitime personale. Ishte edhe si një grusht i fortë ndaj atyre që shpirtin idealist e qëndrestar të demokrateve kuksianë ia kanë shitë djallit.
Merrni përgjegjësinë dhe ikni!
Mos ktheni faqen tjetër e të qurraviteni si mjeranë, e të na zhysni edhe më shumë në gropën septike ku e keni tërhequr popullin opozitar prej vitesh!
Situata është e rëndë, e pashpresë. Në këto kushte ikja u bën nder, edhe nëse kryhet me “bisht ndër shalë”!
Mjerim, sa poshtë ka rrah dinjiteti e kuksianve,..dhe ma e forta à? Se nuk u ban as një përshtypje,……….sahanlëpirës’at të KUKSIT hecin si vipa nëpër 4 anë të vendit, jo njani 1 week-end me familjen në Golem, tjetri në kosov duke u sjellë si majmun..kto janë ato si lypin shfarosje…Kurse nacionalistat e vendit, punojnë jashtë shtetit mi përballu jetesës..