• Thu. May 2nd, 2024

‘Kukësi, beteja e parë e PD-së së bashkuar’/ Deputeti Flamur Hoxha: Kush mendon ndryshe nuk i shërben detyrës

 

‘Kukësi, beteja e parë e Grupit Parlamentar të bashkuar të PD-së’ është tema e intervistës së deputetit demokrat Flamur Hoxha për SYRI TV.

Deputeti demokrat theksoi se e rëdësishme në këto momente është të fitohet bashkia e dytë e Qarkut të Kukësit dhe se kjo gjë arrihet vetëm duke qënë të bashkuar.

‘Kush mendon ndryshe, mendoj se i shërben jo aq sa duhet detyrës, jo si misionar apo përfaqësues politik por edhe si qytetar që do familjen dinjetitin, do punësimin ekonominë, do të luftojë korrupsionin dhe qeverisjen pa moral’, u shpreh Hoxha.

Hoxha: Të fokusohemi në Kukës dhe kemi mundësinë të fitojmë bashkinë e dytë në këtë qark. Ajo që do të na bëjë ne ti thërrasim mendjes me fitimin e Bashkisë Kukës është se ne vetëm bashkë mund t’ja dalim. Kush mendon ndryshe, mendoj se i shërben jo aq sa duhet detyrës, jo si misionar apo përfaqësues politik por edhe si qytetar që do familjen dinjetitin, do punësimin ekonominë, do të luftojë korrupsionin dhe qeverisjen pa moral.

Vetëm puna e rrëzon rilindjen mund të arrijmë shumë shpjetë për të qënë forcë qeverisëse për ta çuar Shqipërinë në Europë.

Duhet ti tregojmë rilindjes që pas 2013 që erdhi në pushtet me krimin, me korrupsionin, me blerjen e votës, dhe ne mendojmë se sado të ketë efekt kjo shit-blerje nuk duhet të cënojnë dinjitetin sepse bëhet fjalë për dinjitet.

Ndjehem mirë që edhe kandidatët që ishin pjesë e garës së primareve janë bashkë dhe po e mbështesin për të qënë fitues./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *