
Sasi e vogël, cilësi e ulët dhe çmim i lartë. Kështu e përkufizojnë fermerët e Shishtavecit kulturën e patates, të cilën kanë nisur ta vjelin në këtë periudhë. Sa nga kushtet klimaterike, cilësia dhe çmimet e plehrave kimikë, por edhe nga mungesa e krahut të punës, patatja e Shishtavecit duket se po e humb famën dhe vlerat e dikurshme.
Natyrisht që këto mangësi reflektohen edhe në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Kukësit, ky tregtarët ankohen se ka rënë shitja ndërsa qytetarët thonë se janë të pamundur të përballojnë çmimet.
Patatja e Shishtavecit për nga cilësia zë vendin e parë në rajon. Por nuk dihet edhe për sa kohë, pasi jo vetëm kushtet atmosferike por edhe fermerët po heqin dorë nga viti në vit nga kultivimi i saj.