• Thu. May 2nd, 2024

E shkëlqyer në Universitetin e Sofjes, flet Jelisa Hoxha nga Kukësi: Të ardhmen e shoh në Shishtavec pranë familjes

E gjejmë në krye të punëve të fshatit, vetëm 21-vjeҫ dhe studion për Psikologji në Universitetin Publik të Sofjes, Jelisa Hoxha, nga Shishtaveci i Kukësit studente me rezultate të mira, i gjendet në ndihmë familjes.

Kohët e pushimeve e shfrytëzon për të punuar në bujqësi, e aktualisht e gjithë familja është e angazhuar në shkuljen e patates.

“Jam studente në Bullgari për psikologe në Universitetin shtetëror. Pushimet verore i kam shfrytëzuar me familjen duke i ndihmuar me punët e fshatit duke i ndihmuar me mbjelljen e patates, me barin. Tani kemi fushatën e shkuljes së patateve“,- tha ajo.

Jelisa i përket komunitetit goran në Shishtavec, e ndaj zgjodhi që ti kryejë studimet në Sofje.

Psikologjia është profesioni që ëndrrën dhe për të cilën po studion.

‘Kam mbaruar 3 vitet e universitetit dhe hyj në vitin e katërt për momentin po i ndihmoj familjes sime”,– vijoi ajo.

21-vjecarja tregon se nga Kukësi ka shumë të rinj që studion në Bullgari.

“Ka shumë të rinj nga zona e Kukësit, nga Shishtaveci kam vetëm një person, por ka dhe nga fshatra të tjerë të Kukësit“,- tha ajo.

Toka është burimi kryesor i të ardhurave për familjen e Jelisa Hoxhës nga Shishtaveci.

Ndërsa ajo vetë pas përfundimit të studimeve të larta, e sheh të ardhmen në Shqipëri.

“Në Bullgari nuk është se kam dëshirë të rri edhe mund të kthehem këtu në vendlindje. U drejtohem të gjithë bashkëmoshatarëve të mirë, shokëve dhe shoqeve të mia që mos të largohen nga vendi , mos ta braktisin edhe dimrit se është e gjithë kjo bukur mos të lenë familjen e tyre”, tha ajo.

Shishtaveci i Kukësit është zona më e prekur nga emigrimi, ku të rinjtë sot numërohen me gishtat e dorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *