• Sun. Apr 28th, 2024

Kukësi lë me ‘pasoja’ Partizanin, 3 titullarë rrezikojnë derbin e kryeqytetit

Partizani dhe Kukësi ditën e djeshme dhuruan ‘show’ në ‘Arenën e Demave’, teksa u shënuan plot 7 gola. Pas 90-të minutave do të ishin kryeqytetasit që do të festonin 3 pikët, pasi do të mposhtin verilindorët 4-3.

Gjithsesi pavarësisht 3 pikëve, dueli me Kukësin ka lënë me ‘pasoja’ Partizanin. Të kuqtë do të luajnë derbin e kryeqytetit më 19 tetor në ‘Air Albania’ dhe janë 3 lojtarë që rrezikojnë këtë sfidë.

Ndërkohë në duelin me Kukësin Mba ndjeu dhimbje  në muskujt e barkut dhe kjo bën që drejtuesit ta kenë nën vazhdim sulmuesin. Gatishëmria e tij kundër bardhebluve mbetet në pikëpyetje, pasi klubi dëshiron që lojtari të kalojë plotësisht dëmtimin, për të mos rrezikuar përsëritjen e kësaj situate.

Ndërkohë gjithashtu ndaj verilindorëve u dëmtua edhe Victor da Silva. Braziliani mori një goditje në kavilje dhe në pamje të parë duket një dëmtim serioz. Pritet që lojtari në ditët në vazhdim t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Por duke parë paraprakisht dëmtimin e tij, braziliani rrezikon seriozisht derbin.

Kujtojmë se edhe Andi Hadroj ende nuk është rikuperuar dhe gjendja e tij mbetet të shihet deri para duelit me Tiranën, por gjithsesi për shkak se lojtari ka një periudhë të gjatë jashtë fushave, aktivizimi si titullarë mbetet i vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *