• Mon. Apr 29th, 2024

Aksident i frikshëm në Kukës, makina përplaset në Rrugën e Kombit

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Rrugën e kombit, pranë mbikalimit të Gostilit.

Një makinë ‘Ford’ për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në skarpatin anësor, duke u rrokullisur e përfunduar sërish në rrugë.

Dy persona, një djalë e një vajzë nga Fushë Arrëzi janë plagosur dhe dërguar në spital, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia e Kukësit/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K.K., të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *