
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit.
Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, Gersi Nikolli 35 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’ shtetasi G. N., 35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.