• Fri. May 3rd, 2024

Aksident në Kukës, humb jetën 60-vjeçari

Një aksident me vdekje u shënua mbrëmjen e sotme në Kukës.

Rreth orës 21:20 minuta në kilometrin e 6 të aksit nacional Kukës– Shishtavec, një makinë ka përplasur një motor, që drejtohej nga një i moshuar.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 60-vjeçarit që drejtonte motomjetin.

Forcat të shumta policie ndodhen ne vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *