• Fri. May 3rd, 2024

VIDEO/ Zjarr në një banesë tre katëshe në Kukës

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë mesditë një vilë tre katëshe në lagjen Nr. 3 të qytetit të Kukësit.

Zjarri ka rënë në dy katet e pabanueshme të vilës, pasi dy të moshuar jetojnë vetëm në katin e parë të banesës. Fatmirësisht pronarët e moshuar të banesës kanë shpëtuar pa lëndime, pasi flakët nuk kanë prekur katin e parë të godinës.

Dy mjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe u angazhuan për të parandaluar përhapjen e flakëve tek banesat ngjitur dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Nuk raportohet për dëme materiale pasi dy katet e sipërme të vilës kanë qenë në ndërtim e sipër. Brenda tyre gjendeshin vetëm materiale ndërtimi dhe sende të vjetra.

Në Kukës ky është rasti i parë i djegies së banesave që shënohet gjatë kësaj vere, ndërkohë që në masivet pyjore janë shënuar dy vatra zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *