
Të tjerë persona të njohur janë arrestuar në kuadër të aksionit të mbrëmshëm, ku u prangosën edhe zyrtarë policie, mes tyre dhe Erzen Breçani.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi, personazh i njohur në Kukës, dhe Besmir Mustafi.
Mësohet se Gërmizi, i cili tashmë mban mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në Kukës.
Sakaq, i shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge, ndërsa Dedan Gjoni akuzohet për krijim kushtesh.