
‘Po planifikoj të largohem nga Shqipëria kur të mbush 16 vjeç, do hipi në një gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe’, i tha gazetarit te gazetares britanike ‘Daily Ekspres’ një fëmijë në Gostil të Kukësit.
Ëndrra e fëmijëve është që të kalojnë kanalin e ‘La Manshit’ pasi kërkojnë një jetë re në Britani. Mësuesit thonë të shqetësuar se klasat nga viti në vit po tkurren. Arsyeja është e thjeshtë: Nxënësit po shkojnë të gjithë në Britani.
‘Vetëm fëmijët e vegjël mendojnë të jetojnë këtu, më të mëdhenjtë duan të ikin’, tha një 13-vjeçare nga Gostili, për gazetën ‘Daily Express’.
‘Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18 vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur’.
Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm. Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani u gjendem kudo në Gostil.
Rrjetet sociale si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta.
13-vjeçari në Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe