
Prefekti i deritanishëm i Kukësit, Ali Hallaçi është larguar për ti lënë vendin kandidatit të Edi Ramës në zgjedhjet e pritshme vendore, Albert Halilaj.
Vendimi është marrë nga Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT KUKËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, ‘Për prefektin e qarkut’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.