• Tue. May 14th, 2024

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Kukësit

Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Kukësit.

Ditën e sotme është ndryshuar drejtori i kësaj policie.

Burime nga Policia e Shtetit, thanë se Arben Dashi që mbante këtë detyrë, është transferuar në Tiranë, ku do të drejtojë një sektor të ri, atë të Krimeve në Volum.

Ndërkaq postin e tij do ta marrë, Artan Bajraktari, që deri më tani mbante postin e Drejtorit të Europoli në Policinë e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *