• Sun. May 26th, 2024

Ambasadori i Bullgarisë vizitë në Kukës: Censi, parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë Ivaylo Kirov zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kukës. Gjatë takimit me drejtuesit vendor, ambasadori Kirov vuri theksin në bashkëpunim të ndërsjelltë për projekte të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të Bashkisë së Kukësit dhe zonës së Gorës.

I pyetur në lidhje me Censin me theks të veçantë në zonat ku jetojnë komuniteti bullgar Ambasadori Kirov tha se organizimi dhe bërja e Censit është një nga parakushtet e integrimit të Shqipërisë në BE dhe të ardhmes së saj  në rrugën europiane. Kirov, tha se procesi ka rëndësi edhe për futjen e Shqipërisë në tregun e përbashkët europian dhe të pronave pas siç dihet çmimet e pronave në Shqipëri rriten vazhdimit.

‘Është një proces shumë i rëndësishëm që ndiqet nga BE dhe Bullgaria. E për këtë arsye shteti shqiptarë përpiqet e duhet ta bëjë më transparente Censin. Për ne e rëndësishme është edhe përfshirja e minoriteteve bullgare pasi siç dihet në vitin 2027 Kuvendi i Shqipërisë këtë komunitet e njohur si minoritet.’ tha ambasadori bullgar.

Ndërsa në lidhje me akuzat për ndikimin e Bullgarisë dhe ambasadës në procesin e regjistrimit të popullsisë të bërë kohë më parë nga shoqata maqedonase ‘Most’ ambasadori Kirov tha se ne nuk luftojmë për minoritet e shteteve të tjera dhe Censi do të tregojë se sa njerëz e ndjejnë veten bullgar.

‘Ne nuk e mohojmë minoritetin maqedonas sepse është minoritet zyrtar. Është një minoritet zyrtar I njohur që në vitin 1949. Nuk është garë as luftë pasi secili kujdeset për këta njerëz. Ne nuk mohojmë komunitetin maqedonas por janë ata që e mohojnë praninë e komunitetit bullgar’ tha ambasadori Kirov.

Nga ana e tij Kryetari i Bashkisë Albert Halilaj tha se vizita e ambasadorit Kirov i hap rrugë bashkëpunimit me institucionin që ai drejton në projekte të ndryshme. Kjo ishte vizita e parë në Kukës e ambasadorit të Bullgarisë që nga marrja e detyrës katër muaj më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *