• Sun. Apr 28th, 2024

Arrestohet kryeprokurori i Kukësit

Policia e Shtetit ka nisur një aksion që në orët e para të mëngjesit, duke vënë në pranga disa persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ky operacion ka përfshirë krimin, politikën dhe biznesin.

Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita ka përfunduar në pranga në kuadër të këtij operacioni. Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. Pritet që ndalime të ketë edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe një konferencë zyrtare në orën 10:00, duke bërë një bilanc të qartë sesa është bilanci i të arrestuarve dhe i personave që do shpallen në kërkim./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *