Arrestohet në Morin, 53-vjeçari nga Peja

Policia Kufitare e Shqipërisë ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Xh.K., 53 vjeç banues në Pejë, në Pikën Kufitare të Morinit.

Shtetasi nga Kosova është arrestuar përkohësisht për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë pasi është i dënuar atje për krime ekonomike me pasoja të rënda.

‘Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morin, në vijim të kontrolleve, duke u koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë’, thuhet në njoftimin e policisë.

‘Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale ‘Vjedhja me pasoja të rënda’ dhe ‘Mashtrimi ‘, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë’, shtoi policia.

‘Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.’

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *