• Mon. Apr 29th, 2024

Arrestohet në në Morinë shqiptari i kërkuar nga Spanja

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në doganën e Morinës, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Spanja.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. K., 27 vjeç, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim nga Spanja, ku akuzohet për “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

“Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *