
Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar ‘Bjeshkët e Nemuna’, në kuadër të të së cilës, në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 686 bimë narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit V. P., kryetar i fshatit Mserr; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këtë zonë, të dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.