• Fri. Apr 26th, 2024

Çiftet kuksiane rrisin numrin e lindjeve jashtë Shqipërisë

Nga Ervin Mehmeti-A2

Emigrantët përveç peshës ekonomike që po mbajnë duke ndihmuar të afërmit e tyre në vendin tonë, duket se po kontribuojnë edhe në rritjen e numrit të lindjeve.

Në qytetin e Kukësit, ndërsa lindjet e çifteve që jetojnë në vend, pakësohen nga viti në vit, emigrantët kuksianë që jetojnë jashtë vendit duket se po shtojnë nga vit ne vit numrin e lindjeve të reja.

Ç’ka sipas ekspertëve provon faktin që kushtet ekonomike dhe sociale për lindjet e reja janë më të favorshme për emigrantët qe jetojnë jashtë vendit.

Sakaq, në Kukës edhe ato çifte që kanë mbetur nga viti në vit po shtojnë numrin e divorceve.

Sipas përfaqësuesve ligjore një tjetër fenomen që po ndikon në shtimin e divorceve përveç gjendjes social-ekonomike dhe dhunës, është edhe largimi i kryefamiljarit për një periudhë të gjatë kohore.

Vitet e fundit rënia e popullsisë në bashkinë e Kukësit përllogaritet mesatarisht ne 2 për qind në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *