• Sat. Apr 27th, 2024

‘Cobra’/ Ky është autori i vrasjes së të riut kuksian në Prizren

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyçi, konfirmoi se ka nisur marrja në pyetje e personelit të lokalit ‘Kobra City’ dhe të dëshmitarëve okularë, për shkak të informacioneve se në orët e para të mëngjesit të sotëm aty pati goditje me armë zjarri dhe për pasojë vdiq një person dhe u plagos një tjetër, të dy të rinj nga Kukësi.

Zëdhënësi Bytyçi, tha se ‘kryesisht stafi i lokalit është duke u intervistuar dhe dëshmitarët okularë’, njoftoi Gazeta Express.

Rrugës për në spital ka ndërruar jetë V. Cengu me origjinë nga Kukësi, ndërsa ka mbetur i plagosur R. Shehu, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.

Autori i sulmit me armë dyshohet se është pronari i lokalit të natës ‘Cobra City’, Dibran Hoxhaj, në foto, i njohur në rrjetet sociale për stilin e tij të jetesës.

Policia e Kukësit, informacion paraprak.

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *