• Fri. Apr 26th, 2024

Vritet i riu kuksian në Prizren, plagoset dhe një tjetër

Një i ri nga Kukësi është vrarë në Prizren, pas një sherri të ndodhur në një lokal nate në këtë zonë.

Burime zyrtare nga Policia e Kukësit kanë bërë të ditur se ka mbetur i vrarë me armë zjarri V. Cengu dhe është plagosur, jashtë rrezikut për jetën, R. Shehu, të dy nga Kukësi.

Autor i kësaj ngjarje është Dibran Hoxha, nga Prizreni, pronar i lokalit ku ka ndodhur dhe sherri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të së martës, 04:25.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjeç, dhe R. Sh.,  27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B.,  të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH., ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh., dhe A. B.,  po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *